AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA
Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) morën pjesë në seminarin e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ku prezantuan përvojën e Kosovës në procesin e vlerësimit të jashtëm dhe ndikimin e tij në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Nikoqir i këtij seminari ishte Agjencia Kombëtare për Vlerësimin dhe Akreditimin e Cilësisë në Spanjë (ANECA), ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues të ENQA, Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe përfaqësuesit e agjencive nga mbarë Evropa.
Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi; dhe Drejtori për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese, Shkelzen Gërxhaliu.
Gjatë prezantimit të tyre, përfaqësuesit e AKA-së theksuan konsensusin e gjerë kombëtar në Kosovë për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke nënvizuar se procesi i vlerësimit nga ENQA ka shërbyer si katalizator për përmirësimin e politikave dhe zbatimin e standardeve evropiane për sigurimin e cilësisë (ESG).
Ata theksuan se ky proces ka ndihmuar AKA-në në avancimin e procedurave të saj të vlerësimit, në fuqizimin e transparencës dhe në ndërtimin e një kulture të përgjegjshmërisë institucionale.
Ngjarja në Madrid kishte për qëllim të ofronte udhëzime të vlefshme për agjencitë që pritet t’i nënshtrohen një rishikimi të jashtëm nga pranvera e vitit 2025 deri në vitin 2027. Pjesëmarrësit diskutuan mbi metodologjitë e rishikimeve të plota dhe të synuara, praktikat e mira në hartimin e raporteve të vetëvlerësimit dhe rëndësinë e një përgatitjeje të thelluar për procesin e vlerësimit.
Përfaqësuesit e AKA-së e vlerësuan këtë seminar si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe për forcimin e bashkëpunimit me agjenci të tjera evropiane, me qëllim avancimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë të Kosovës.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





