AKA prezanton në RCC përfitimet dhe sfidat për zbatimin e standardeve evropiane (ESG)
Gjatë punimeve të takimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), që u mbajt më 24-25 prill 2025 në Zagreb të Kroacisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, prezantoi përvojën e Kosovës në procesin e vlerësimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), si dhe ndikimin që ky vlerësim ka pasur në zhvillimin e brendshëm të Agjencisë.
Në këtë ngjarje rajonale morën pjesë përfaqësues nga agjencitë e sigurimit të cilësisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët diskutuan rreth përgatitjes për vlerësime nga ENQA, forcimit të bashkëpunimit dhe ndarjes së praktikave të suksesshme. Nikoqir i takimit ishte Agjencia Kroate për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASHE).
Në prezantimin e tij me titull “Roli i vlerësimeve të ENQA në zhvillimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim”, Gashi theksoi se procesi i vlerësimit ka shërbyer si një reflektim i thellë mbi funksionimin e AKA-së dhe një shtytje drejt rritjes së transparencës, pavarësisë institucionale dhe përputhshmërisë me Standardet dhe Udhëzuesit Evropianë për Sigurimin e Cilësisë (ESG).
Ai prezantoi të dhëna konkrete mbi arritjet e AKA-së, si: rritja e numrit të stafit nga 8 në 26, strukturimi i agjencisë, përmirësimi i infrastrukturës digjitale dhe reformimi i manualit të akreditimit. Gjithashtu, ai theksoi se Ligji i ri për AKA-në, i miratuar në vitin 2023, ka qenë një ndër faktorët kryesor që ka mundësuar pavarësinë funksionale të Agjencisë dhe rritjen e besimit të palëve të interesit.
Pjesë e rëndësishme e prezantimit ishin edhe reflektimet mbi sfidat, si kompleksiteti i përputhjes me standardet ESG, interpretimi i tyre në kontekstin lokal dhe faktorët e jashtëm që ndikojnë në funksionimin institucional. “Vlerësimi nga ENQA nuk ishte vetëm një test për ne, por një mundësi për të mësuar, për t’u përmirësuar dhe për të avancuar cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë”, tha Gashi.
Në vigjilje të takimit rajonal, drejtori Gashi ka zhvilluar një takim të veçantë me homologen kroate, drejtoren e ASHE, profesoreshën Danijela Horvatek Tomić, me të cilën kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Pjesëmarrja e AKA-së në këtë ngjarje rajonale u vlerësua nga pjesëmarrësit si një kontribut i vlefshëm dhe një shembull i mirë se si një agjenci e akreditimit, mund të përmbushë standardet evropiane për sigurimin e cilësisë dhe të kontribuojë në zhvillimin e përbashkët rajonal.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]






