AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese
AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe personeli i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në punëtorinë e mbajtur më 03.03.2025, kanë rishikuar Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Kjo Rregullore synon të vendosë procedura të drejta dhe transparente të monitorimit dhe pas-akreditimit, duke u përshtatur me kontekstin dhe sistemin e sigurimit të cilësisë në Kosovë dhe duke u harmonizuar me legjislacionin kombëtar në fuqi. Gjithashtu, ajo reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës, procedurat e monitorimit dhe pas-akreditimit do të zhvillohen për të siguruar që institucionet e arsimit të lartë (IAL) të respektojnë kriteret e përcaktuara për cilësinë akademike dhe standardet institucionale.
Rregullorja shërben si udhëzues për AKA-në, IAL-të, ekspertët ndërkombëtarë dhe publikun e gjerë, duke mundësuar një proces të qartë dhe të kuptueshëm për monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të institucioneve dhe programeve të studimit.
Kjo Rregullore është në përputhje me Standardin 2.3 të Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG), i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të plotësojnë ciklin e akreditimit me procedura pas-akreditimi që synojnë përmirësimin e qëndrueshëm të institucioneve të arsimit të lartë.
Drafti i Rregullores do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të KSHC-së dhe më pas do të dërgohet për diskutim publik, duke ofruar mundësinë për komente dhe sugjerime nga të gjitha palët e interesuara.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





