Akreditimi

About Akreditimi

This author has not yet filled in any details.
So far Akreditimi has created 610 blog entries.

KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve dhe procedurat pasakredituese në mbledhjen e 136-të

2025-05-23T15:06:29+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 136-të të mbajtur më 19 maj 2025, ka shqyrtuar dhe ka marrë vendime për një sërë raportesh të rëndësishme në kuadër të procesit të akreditimit dhe pas-akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në vend. Gjatë kësaj mbledhjeje, KShC ka trajtuar 55 raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe tri raporte të ekspertëve për procedurat pas-akredituese. Vendimet janë marrë në përputhje me standardet e cilësisë dhe kriteret ligjore në fuqi. Po ashtu, Këshilli ka shqyrtuar disa ankesa dhe kërkesa të paraqitura nga institucionet e arsimit të [...]

KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve dhe procedurat pasakredituese në mbledhjen e 136-të2025-05-23T15:06:29+02:00

Delegacioni i AKA takohet në Tokio me Presidenten e JUAA

2025-05-14T07:11:37+02:00

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Ndërkombëtar të Agjencive për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE), që po mbahet në Tokio të Japonisë, delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), është takuar me Presidenten e Asociacionit të Akreditimit të Universiteteve në Japoni (JUAA), Yoku Takahashi. Presidentja Takahashi, e ka falënderuar delegacionin e Kosovës për vizitën në Japoni dhe ka ofruar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në fushat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. AKA është anëtare me të drejta të plota në INQAAHE dhe merr pjesë aktive në këtë organizatë, më e madhja [...]

Delegacioni i AKA takohet në Tokio me Presidenten e JUAA2025-05-14T07:11:37+02:00

Delegacioni i AKA-së pritet në Universitetin Rikkyo dhe takohet me ambasadorin Kiçmari

2025-05-12T16:42:03+02:00

Në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Ndërkombëtar të Agjencive për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE), e cila po mbahet më 12 maj 2025 në Tokio, Japoni, një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është pritur në Universitetin Rikkyo dhe ka realizuar një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, ku është pritur nga ambasadori Sabri Kiçmari. Delegacioni i AKA-së përbëhej nga kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), prof. Hasnije Ilazi, anëtari i KSHC-së, prof. Gëzim Tosuni, drejtori i përgjithshëm, Naim Gashi, drejtori për Monitorim dhe Procedura Pasakredituese, Shkelzen Gërxhliu, si dhe [...]

Delegacioni i AKA-së pritet në Universitetin Rikkyo dhe takohet me ambasadorin Kiçmari2025-05-12T16:42:03+02:00

AKA prezanton në RCC përfitimet dhe sfidat për zbatimin e standardeve evropiane (ESG)

2025-04-26T10:46:28+02:00

Gjatë punimeve të takimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), që u mbajt më 24-25 prill 2025 në Zagreb të Kroacisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, prezantoi përvojën e Kosovës në procesin e vlerësimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), si dhe ndikimin që ky vlerësim ka pasur në zhvillimin e brendshëm të Agjencisë. Në këtë ngjarje rajonale morën pjesë përfaqësues nga agjencitë e sigurimit të cilësisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët diskutuan rreth përgatitjes për vlerësime [...]

AKA prezanton në RCC përfitimet dhe sfidat për zbatimin e standardeve evropiane (ESG)2025-04-26T10:46:28+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

2025-05-23T15:44:19+02:00

Më 14 prill 2025, një delegacion i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka realizuar një vizitë zyrtare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF). Vizita u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Delegacioni i KSHC-së, i kryesuar nga Kryetarja, profesoresha Hasnije Ilazi, u prit nga Rektori i USHAF-it, Agron Bajraktari, si dhe nga prorektorët dhe stafi udhëheqës i universitetit. Gjatë takimit, Kryetarja Ilazi i informoi nikoqirët për zhvillimet më të fundit në Agjencinë e [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj2025-05-23T15:44:19+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrton raportet e ekspertëve ndërkombëtarë

2025-05-23T15:15:06+02:00

Më 14 prill, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e tij të 136-të të rregullt në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit shqyrtuan raportet e ekspertëve lidhur me akreditimin institucional dhe të programeve studimore, dhe morën vendimet përkatëse në bazë të tyre. Po ashtu, u trajtuan një sërë kërkesash nga institucionet e arsimit të lartë, si dhe u miratuan vendime lidhur me rekomandimet e Komisionit të Ankesave. Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe aplikimet për përzgjedhjen e ekspertëve të rinj të akreditimit. Një pikë e rëndësishme e agjendës ishte diskutimi për [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrton raportet e ekspertëve ndërkombëtarë2025-05-23T15:15:06+02:00

AKA prezanton në Qipro rolin e vlerësimit nga ENQA në zhvillimin e saj

2025-04-11T15:27:25+02:00

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), që u mbajt nga data 9 deri më 11 prill 2025, në qytetin Paphos të Qipros, në të cilën kanë marrë pjesë delegacione nga më shumë se 40 shtete, është prezantuar publikimi “Roli i vlerësimit nga ENQA në zhvillimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim”. Prezantimi është bërë nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi. Në këtë prezantim u shpalosën rezultatet konkrete të reformave të zbatuara nga AKA që prej vlerësimit [...]

AKA prezanton në Qipro rolin e vlerësimit nga ENQA në zhvillimin e saj2025-04-11T15:27:25+02:00

AKA përfiton nga përvojat kroate në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta

2025-04-10T09:30:25+02:00

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur më 7 prill 2025, në Universitetin e Zagrebit nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, profesori Jurica Pavičić. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi përvojat e Kroacisë në zhvillimin dhe implementimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta të studimit në arsimin e lartë. Kryetarja Ilazi theksoi se AKA aktualisht është në proces të hartimit të rregulloreve dhe udhëzimeve për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të cilat do të mundësojnë ofrimin e programeve [...]

AKA përfiton nga përvojat kroate në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta2025-04-10T09:30:25+02:00

AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA

2025-03-29T12:47:57+02:00

Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) morën pjesë në seminarin e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ku prezantuan përvojën e Kosovës në procesin e vlerësimit të jashtëm dhe ndikimin e tij në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Nikoqir i këtij seminari ishte Agjencia Kombëtare për Vlerësimin dhe Akreditimin e Cilësisë në Spanjë (ANECA), ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues të ENQA, Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe përfaqësuesit e agjencive nga mbarë Evropa. Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të [...]

AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA2025-03-29T12:47:57+02:00

Diskutim Publik për Rregulloren për Monitorim dhe Procedura Pas Akredituese

2025-03-28T15:22:03+02:00

Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nënparagrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, 29 qershor 2023), Këshilli Shtetëror i Cilësisë në seancën e tij të datës 06.02.2025, miratoi Draft Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjenci Ndërkombëtare të Akreditimit. Ftohen të gjitha palët e intresuara që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga data e njoftimit për hapjen e konsultimit me shkrim. Të gjitha komentet, sugjerimet dhe propozimet duhet [...]

Diskutim Publik për Rregulloren për Monitorim dhe Procedura Pas Akredituese2025-03-28T15:22:03+02:00
Go to Top