Stafi i AKA-së pjesë e seminarit të ENQA “Dimensioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë”
Dy zyrtare të larta të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), znj. Kaltrina Hyseni dhe znj. Leona Barbatovci, morën pjesë në Seminarin e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) me temë “Dimensioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë”, i cili u mbajt më 9 shtator 2025 në Bruksel, Belgjikë, në ambientet e Bibliotekës Mbretërore të Belgjikës.
Ky seminar mblodhi përfaqësues nga agjencitë dhe institucionet e sigurimit të cilësisë në të gjithë Evropën për të diskutuar zhvillimet më të fundit në politikat dhe praktikat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Temat kryesore përfshinë procesin e Bolonjës, prioritetet e Komisionit Evropian në fushën e arsimit të lartë, rolin e organizatave kryesore në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, si dhe procesin e rishikimit të Standardeve dhe Udhëzuesve për Sigurimin e Cilësisë (ESG).
Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësueset e AKA-së patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të forcojnë bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë. Në veçanti, ato zhvilluan takime me z. Aleksandar Šušnjar, Drejtor i EQAR, dhe znj. Anna Gover, Drejtore e ENQA, të cilët e uruan Kosovën për anëtarësimin në EQAR dhe vlerësuan kontributin e AKA-së në zhvillimin e mëtejshëm të sigurimit të cilësisë në rajon.
Pjesëmarrja aktive e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në këtë seminar reflekton angazhimin e saj për forcimin e standardeve të cilësisë dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]





