CEENQA prezanton AKA-në si storie të suksesit në menaxhimin e akreditimit
Rrjeti i Evropës Qendrore dhe Lindore të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (CEENQA), për herë të dytë brenda gjashtë muajsh, edhe në muajin korrik 2021, e ka prezantuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) si storie të suksesit në menaxhimin e procesit të akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
CEENQA në revistën e muajit korrik 2021, e ka vlerësuar lartë përfundimin e procesit të akreditimit të 239 programeve akademike në Kosovë, përkundër shumë kufizimeve në kohë pandemie.
CEENQA e ka prezantuar punën e suksesshme të AKA-së në këto fusha:
– Draftimin e Ligjit për AKA-në;
– Përgatitjen e Planit Strategjik;
– Përgatitjen e procedurave të monitorimit të IAL-ve;
– Inicimin e procesit të rishikimin e standardeve bachelor dhe master;
– Përfitimin e projekti Fulbright për dizajnimin e digjitalizimit të AKA-së;
– Transparencën dhe llogaridhënien;
– Bashkëpunimin dhe përkrahjen nga donatorët evropianë dhe amerikanë; dhe
– Përfitimin e projektit të binjakëzimit të AKA-së me Agjencinë homologe të Austrisë.
Linku në fund të postimit.
https://www.ceenqa.org/wp-content/uploads/CEENQA-Newsletter_Vol._11_No._1_July_2021.pdf
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





