Delegacioni i AKA-së po merr pjesë në Asamblenë e INQAAHE në Bukuresht
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Rrjetit Ndërkombëtar për Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE) dhe në Forumin 2024, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Tema e Forumit të sivjetmë është: Transformimi i shoqërisë: Përgjegjësia sociale përmes sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë.
Forumi 2024 synon të pajisë pjesëmarrësit me një kuptim holistik se si arsimi i lartë mund të formësojë një të ardhme më cilësore për individët dhe shoqërinë.
Institucionet e arsimit të lartë janë më shumë se qendra të ekselencës akademike apo zhvillimit profesional. Ato kanë një fuqi të madhe për të nxitur ndryshime pozitive në shoqëri, dhe sigurimi i cilësisë mund të udhëheqë përgjegjësinë e tyre sociale.
Forumi po hapë një sërë mundësish për tu thelluar në këto tema përmes punëtorive, sesioneve interaktive, takimeve të rrjeteve rajonale dhe mundësive të rrjetëzimit.
Paralelisht me Forumin 2024 po zhvillohen edhe punimet e Asamblesë së Përgjegjshëm të INQAAHE ku AKA është anëtare me të drejta të plota. Gjatë punimeve të Asamblesë delegacioni i Kosovës do të ketë të drejtën e fjalës dhe të votës për çështjet që janë në agjendë dhe kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtarë në fushën e cilësisë në arsimin e lartë.
Në vigjilje të punimeve të Asamblesë dhe në Forumin 2024, delegacioni i AKA po zhvillon takime me agjencisë homologe të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe po merr pjesë aktive në punimet e Forumit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]





