Diskutim publik për Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit
Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, 29 qershor 2023), Këshilli Shtetëror i Cilësisë miratoi Draft Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit.
Ftohen të gjitha palët e interesuara që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga data e njoftimit për hapjen e konsultimit me shkrim.
Të gjitha komentet, sugjerimet dhe propozimet mund të dërgohen në Email- adresat e mëposhtme:
Arianit.M.Krasniqi@rks-gov.net,
Me qëllim të zbatimit të parimit të transparencës, gjithë përfshirje dhe aplikimit të standardeve ndërkombëtare Agjencia e Kosovës për Akreditim dërgon në diskutim publik Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Fillon procesi i vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka filluar procesin e vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028. Vlerësimi i parë për këtë vit akademik është realizuar në Universitetin e Prishtinës, nga ekspertë ndërkombëtarë, për programin [...]
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]





