Ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Aktivitetet Ndërkombëtare të ENQA
Një ekip i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) i përbërë nga Shpresa Shala dhe Fjollë Ajeti, më 11 dhe 12 dhjetor 2024, kanë marrë pjesë në dy ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të organizuara nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Bruksel, Belgjikë.
Në vigjilje të këtyre aktiviteteve, ekipi i AKA-së kanë bashkëbiseduar edhe Presidentin e ENQA, Douglas Blackstock, drejtoreshën e ENQA, Anna Gover si dhe drejtues të lartë të agjencive homologe në Evropë, me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Ngjarjet dyditore në Bruksel kanë përfshirë:
Seminarin mbi Dimensionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë, ku u trajtuan:
- Korniza Evropiane e Sigurimit të Cilësisë;
- Procesi i Bolonjës dhe zhvillimet më të fundit në sigurimin e cilësisë; dhe
- Angazhimi i studentëve dhe diversiteti në trajtimin e shqyrtimeve dhe ankesave.
Në Punëtorinë për Zhvillimin e Stafit në Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë, fokusi ka qenë në:
- Kompetencat profesionale dhe krijimin e mjediseve atraktive të punës; dhe
- Përgatitjen për sfida të reja dhe zhvillimin e kapaciteteve sektoriale.
Gjatë këtyre aktiviteteve, përfaqësueset e AKA-së patën mundësi të marrin përvoja të vlefshme nga agjencitë homologe ndërkombëtare, si ato të Austrisë, Anglisë, Portugalisë, Norvegjisë, etj.
Mbështetur nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, këto aktivitete ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar praktikat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]





