Hyri në fuqi organogrami i ri i AKA-së dhe Rregullorja për Sistematizimin e Vendeve të Punës
Pas marrjes së aprovimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Transfereve, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, e ka nënshkruar më 23.01.2024, Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në AKA dhe organogramin e ri.
Drejtori Gashi e ka falënderuar Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), znj. Arbërie Nagavci, për përkrahje gjatë gjithë këtij procesi, i cili garanton pavarësi operacionale dhe financiare të AKA-së.
Me këtë rregullore dhe organogramin e ri, AKA do të ketë një strukturë profesionale organizative, në harmoni të plotë me Standardet dhe Udhëzuesit Evropianë (ESG), në harmoni me Ligjin e ri të AKA-së si dhe me legjislacionin e Kosovës në përgjithësi.
Struktura e re e AKA-së do të përbëhet nga dy departamente, gjashtë divizione dhe njësitë e tjera mbështetëse. Stafi i aprovuar i AKA-së do të jetë 32.
Ky projekt është përkrahur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtarë e Austrisë (ADA), nëpërmes HEI 25.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





