Lajmet e fundit

Published On: 14 Korrik, 2022

KAA mbanë një sesion informues me IAL për metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pas-akredituese

Me mbështetjen e projektit QAINT i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës, me datën 13 korrik 2022, AKA ka mbajtur një sesion informues me IAL të Republikës se Kosovës për metodologjinë e monitorimit dhe procedurave pas-akredituese.

Gjatë sesionit folësit ishin Hana Hasimja nga projekti QAINT, Marija Vasilevska, ekspertja ndërkombëtare e angazhuar, dhe Flamur Abazaj, zyrtar i lartë i AKA-së. Prezantimi përfshiu të gjitha detajet relevante mbi metodologjinë, duke përfshirë edhe shpjegime mbi proceset specifike, si dhe dallimet kryesore mes dy procedurave.

Gjithashtu IAL-ve i’u është ofruar mundësia për të bërë pyetje dhe për t’i adresuar shqetësimet e tyre.

Një sesion tjetër informues do të organizohet në muajt në vijim për të ofruar informatat e njëjta edhe për IAL-të të cilat nuk kanë arritur të marrin pjesë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë

21 Prill, 2026|

Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]