Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në udhëheqjen dhe avancimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, KSHC-ja dhe AKA-ja e kanë zgjedhur prof. Ilazin Presidente Nderi.
Gjatë mandatit të prof. Ilazit në krye të KSHC-së, Agjencia e Kosovës për Akreditim shënoi arritje të rëndësishme në fuqizimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Këto rezultate kulmuan me regjistrimin e AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si dhe me njohjen nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e saj, kryetarja Ilazi falënderoi stafin e AKA-së për punën profesionale, bashkëpunimin korrekt dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre viteve, duke theksuar se rezultatet e arritura janë produkt i punës së përbashkët dhe i përkushtimit institucional për avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Prof. Ilazi tha se AKA-ja tashmë është një agjenci me kredenciale evropiane dhe amerikane, falë punës së përbashkët, përmbushjes së objektivave strategjike dhe angazhimit të vazhdueshëm për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, tha se Agjencia ka krijuar një traditë të vlerësimit të personaliteteve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin institucional të AKA-së dhe në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Ai theksoi se prof. Hasnije Ilazi është shembull i profesionalizmit, përkushtimit dhe lidershipit në udhëheqjen e një institucioni publik, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe më gjerë.
Drejtori Gashi, në emër të stafit të AKA-së, e falënderoi prof. Ilazin për kontributin e saj shumëvjeçar dhe për rolin e rëndësishëm në avancimin e Agjencisë drejt standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Nga data 18 qershor 2026, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë është zgjedhur prof. Avni Berisha.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]






