Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se tashmë është krijuar një traditë e vizitave në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me qëllim të informimit të tyre për zhvillimet kryesore në Agjenci, si dhe për të marrë rekomandime që kontribuojnë në përmirësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë.
Gjatë takimit, kryetarja Ilazi i njoftoi përfaqësuesit e RIT Kosova me zhvillimet më të fundit në procesin e internacionalizimit të sistemit të arsimit të lartë, përfshirë anëtarësimet ndërkombëtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Drejtori i Përgjithshëm, Naim Gashi, anëtarët e KShC-së, profesori Avni Berisha dhe profesoresha Mirlinda Batalli, si dhe Drejtori për Akreditim, Arianit Krasniqi.
Delegacioni u prit nga përfaqësuesit e menaxhmentit të RIT Kosova: Edmond Muhaxheri, profesor asistent dhe Drejtor Financiar; Lavon Bajrami, Drejtor i Administratës; Leandrit Mehmeti, ndihmës Dekan; dhe Xhavit Gashi, Drejtor për Zhvillim.
Përfaqësuesit e RIT Kosova vlerësuan transparencën dhe bashkëpunimin që Agjencia e Kosovës për Akreditim ofron ndaj institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar përfshirjen e tyre në dëgjime publike, konsultime dhe procese të dhënies së rekomandimeve për dokumente rregullative dhe strategjike.
Ata gjithashtu uruan Agjencinë e Kosovës për Akreditim për anëtarësimin në CHEA, si dhe për regjistrimin e saj në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Sipas tyre, anëtarësimi në CHEA është veçanërisht i rëndësishëm për RIT Kosova, duke qenë se ky institucion është i lidhur me sistemin amerikan të arsimit të lartë.
Agjencia e Kosovës për Akreditim mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë, me qëllim të forcimit të kulturës së cilësisë, transparencës dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]





