Këshilli Shtetëror i Cilësisë mban mbledhjen e 140-të të rregullt
Më 24 korrik 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 140-të të rregullt në të cilën i ka diskutuar disa pika te rendit te ditës.
Këshilli shqyrtoi dhe rishikoi disa raporte të ekspertëve lidhur me akreditimin e programeve në fusha të ndryshme studimi. Rendi i ditës përfshinte gjithashtu trajtimin e disa kërkesave institucionale dhe programore, si dhe shqyrtimin e dokumentacionit të përditësuar për programe të caktuara.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe një numër ankesash të parashtruara nga institucionet e arsimit të lartë. Këshilli shqyrtoi vendimet e Komisionit për Ankesa dhe mori vendimet për secilën prej tyre.
Në pjesën përmbyllëse të mbledhjes, KSHC diskutoi përgatitjet për konferencën e radhës për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, e cila do të mbahet në Prishtinë më 30 shtator 2025, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për mandatin e tij.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Fillon procesi i vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka filluar procesin e vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028. Vlerësimi i parë për këtë vit akademik është realizuar në Universitetin e Prishtinës, nga ekspertë ndërkombëtarë, për programin [...]
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]





