Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrton raportet e ekspertëve ndërkombëtarë
Më 14 prill, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e tij të 136-të të rregullt në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit shqyrtuan raportet e ekspertëve lidhur me akreditimin institucional dhe të programeve studimore, dhe morën vendimet përkatëse në bazë të tyre.
Po ashtu, u trajtuan një sërë kërkesash nga institucionet e arsimit të lartë, si dhe u miratuan vendime lidhur me rekomandimet e Komisionit të Ankesave.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe aplikimet për përzgjedhjen e ekspertëve të rinj të akreditimit.
Një pikë e rëndësishme e agjendës ishte diskutimi për Konferencën Ndërkombëtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), krahas çështjeve të tjera thelbësore që lidhen me funksionimin dhe misionin strategjik të Këshillit.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të standardeve të cilësisë në arsimin e lartë dhe garantimit të një procesi të akreditimit transparent, profesional dhe të paanshëm.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-së në Budapest të Hungarisë
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Anëtarëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë
Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]
KSHC për vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, z. [...]
AKA miratoi Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e ka hartuar dhe miratuar Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky dokument përcakton procedurat dhe masat [...]
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]





