Komisioni i Ankesave i AKA-së miratoi Rregulloren në harmoni me ligjin e ri
Komisioni i Ankesave i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 5 janar 2024, e ka miratuar Rregulloren e punës e cila është në harmoni me Ligjin e ri të AKA-së.
Kryetari i Komisionit të Ankesave, profesori Ibish Mazreku, ka thënë se bazuar në Ligjin e AKA-së janë qartësua kompetencat, puna dhe fushë veprimtaria e Komisionit dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në trajtimin e të gjitha ankesave.
Profesori Mazreku ka thënë se për aprovimin e Rregullores për Komisionin e Ankesave janë zbatuar të gjitha procedurat e legjislacionit të Republikës së Kosovës në fuqi.
Komisioni i ankesave është organ i AKA-s, i cili bën trajtimin e ankesave të parashtruara nga institucionet e arsimit të lartë kundër vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
Sipas Ligjit të ri, Komisioni i Ankesave përbëhet nga pesë (5) anëtarë të përhershëm.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA vlerësohet publikisht në Konferencën mbarëamerikane në Memphis
Në ditën e fundit të konferencës vjetore të organizuar nga Association of Technology, Management, and Applied Engineering (ATMAE), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të një numri të madh universitetesh nga shumë shtete amerikane, Agjencia e Akreditimit [...]
Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA
Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]
AKA pjesë e Konferencës Vjetore të ATMAE – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Prof. Asoc. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, z. Arianit Krasniqi, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim miratoi Politikat e Privatësisë
Prishtinë, 20 tetor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Politikat e Privatësisë, një dokument institucional që përcakton mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me Ligjin [...]
Kosova prezantohet në Tiranë si shembull suksesi për cilësinë në arsimin e lartë
Tiranë, 10 tetor 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi, mori pjesë si panelist dhe moderator në Konferencën e Politikave të BE-së “Përparimi i sigurimit të cilësisë [...]
Publikohet analiza tematike: Përmirësimi i kërkimit shkencor përmes mekanizmave të cilësisë
Prishtinë, 9 tetor 2025 – Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar analizën e saj të re tematike me titull “Përmirësimi i kërkimit shkencor [...]





