Konferenca e AKA-së prezantohet nga ENQA dhe agjenci të njohura në Evropë
Konferenca ndërkombëtare e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), e mbajtur në Prishtinë më 26.09.2023 është prezantuar në profilin zyrtar të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Linkedln.
“ENQA: Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ka qenë pjesë e konferencës së vitit 2023 mbi arsimin e lartë në Kosovë, në Prishtinë, për të diskutuar ndikimin e mekanizmave të sigurisë së cilësisë në vendosjen e një kulture të cilësisë. Këtë mëngjes, Zëvendëspresidentja jonë Cristina Ghitulica u bashkua me panelin që trajtonte rëndësinë e strukturave dhe nismave ndërkombëtare të sigurisë së cilësisë për cilësinë e arsimit të lartë, duke sqaruar se si ENQA mbështet zhvillimin e mëtejshëm të anëtarëve dhe partnerëve të saj, siç është Agjencia e Kosovës për Akreditim”, thuhet në publikimin e ENQA, në profilin zyrtar në Linkedln.
Konferenca ndërkombëtare e AKA-së është prezantuar edhe nga Agjencia e Akreditimit e Rumanisë (ARACIS) prej nga vjen edhe Zëvendëspresidentja e ENQA, profesoresha Cristina Ghitulica.
Në publikimin e ARACIS thuhet se AKA ka organizuar në Prishtinë Konferencën ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
“Prof. Cristina Ghitulica, Drejtoreshë e Përgjithshme e ARACIS, mori pjesë si Zëvendëspresidente e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), për të diskutuar kontributin e saj në zhvillimin e sistemit të sigurisë së cilësisë në Evropë dhe përtej saj. Në këtë kontekst, Zëvendëspresidentja e ENQA u bashkua me panelin e parë mbi rëndësinë e strukturave dhe nismave ndërkombëtare të sigurisë së cilësisë për arsimin e lartë”, thuhet në publikimin e ARACIS.
“Konferenca u përqendrua në ndikimin që mekanizmat e ndryshëm evropianë për sigurinë e cilësisë në arsimin e lartë kanë në agjencitë kombëtare dhe, rrjedhimisht, në institucionet e arsimit të lartë. Prandaj, temat e trajtuara përfshinin çështje aktuale si siguria e cilësisë ndërkufitare, nevoja për një sistem global të bashkuar, rëndësia e Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurinë e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), pikëpamjet e palëve të interesuara, përfshirja e studentëve, mënyra se si punëdhënësit mund të kontribuojnë në sigurinë e cilësisë, etj’, thuhet në publikimin e ARACIS.
Konferencën e AKA-së e ka prezantuar në profilin e tij zyrtar edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së njohur gjermane AQAS, Ronny Heintze.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Linkedln për rëndësinë e Konferencës ndërkombëtare të AKA-së, i ka përmendur pjesëmarrësit, rëndësinë e temave të diskutuara dhe e ka falënderuar Kryetaren e Bordit të AKA-së, profesoreshën Hasnije Ilazi dhe Drejtorin e Përgjithshëm Naim Gashi për organizimin e konferencës.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





