Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurimit të cilësisë në AL
Një delegacion i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë të Maqedonisë së Veriut është pritur në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ku të dy palët janë dakorduar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në funksion të zbatimit të standardeve evropiane të sigurimit të cilësisë (ESG) në arsimin e lartë.
Delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga znj. Hristina Serafimovska, drejtoreshë e Agjencisë për Cilësi, përfshinte gjithashtu z. Agim Ramadani, këshilltar shtetëror për arsimin e lartë; z. Ahmed Qazimi, udhëheqës i Sektorit për Arsimin e Lartë; si dhe znj. Lupka Nedelkovska, këshilltare për arsimin e lartë.
Nga ana e AKA-së, delegacioni ishte i përbërë nga z. Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm; z. Shkëlzen Gërxhaliu, drejtor për Monitorim dhe Procedura Pasakredituese; si dhe udhëheqëset e divizioneve, znj. Shpresa Shala, znj. Lenda Hyseni, z. Milot Hasangjekaj dhe zyrtarja Leona Barbatovci.
Drejtori Gashi prezantoi para homologëve maqedonas tërë procesin e zhvillimit institucional të AKA-së, përfshirë miratimin e ligjit dhe akteve nënligjore, zgjerimin e infrastrukturës, shtimin e stafit profesional dhe zhvillimin e tyre në përputhje të plotë me standardet ESG dhe procesin e zbatimit të rekomandimeve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
AKA shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojat dhe mësimet e nxjerra nga procesi i zbatimit të standardeve ESG, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Drejtoresha Serafimovska vlerësoi punën e AKA-së, duke theksuar: “si lidere në rajon në përmbushjen e standardeve ESG, AKA përbën një shembull që duhet ndjekur. Ndihma e tyre e parezervë dhe gatishmëria për bashkëpunim përbëjnë një vlerë të shtuar për Maqedoninë në përpjekjet e saj për të avancuar në këtë fushë.”
Delegacioni maqedonas vizitoi gjithashtu ambientet e AKA-së dhe zhvilloi takime me stafin e agjencisë për të diskutuar mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në procesin e sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]






