Kosova prezantohet në Tiranë si shembull suksesi për cilësinë në arsimin e lartë
Tiranë, 10 tetor 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi, mori pjesë si panelist dhe moderator në Konferencën e Politikave të BE-së “Përparimi i sigurimit të cilësisë dhe njohjes në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Academic Cooperation Association (ACA) në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Në sesionin tematik “Sistemet e sigurimit të cilësisë në nivel institucional: nga ESG drejt praktikave ndërkufitare”, z. Gashi ndau me përfaqësuesit e agjencive dhe institucioneve të arsimit të lartë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian praktikat e mira të regjistrimit të AKA-së në EQAR, duke theksuar se Kosova sot përmendet si shembull i suksesit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Në sesionin e moderuar nga z. Gashi morën pjesë edhe Aleksandar Šušnjar, Drejtor i EQAR, z. Benjamin Muhamedbegović nga Agjencia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë dhe Sigurimin e Cilësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe znj. Eglantina Gishti nga Aleanca Evropiane UNINOVIS.
Në këtë konferencë Gashi foli për reformat e thella në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë, të cilat kanë sjellë harmonizimin e plotë të kornizës ligjore dhe institucionale me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane për Sigurimin e Cilësisë (ESG).
Ai theksoi rëndësinë e konsensusit nacional për cilësinë në arsimin e lartë, si dhe përfshirjen e të gjithë hisedarëve në proceset vendimmarrëse të AKA-së, duke krijuar një sistem më të hapur, transparent dhe të bazuar në besim të ndërsjellë.
Sipas Gashit, regjistrimi i AKA-së në EQAR nuk përfaqëson vetëm një arritje teknike, por një transformim kulturor që e ka vendosur Kosovën në hartën evropiane të arsimit të lartë si një partner të besueshëm. Ai shtoi se cilësia nuk duhet parë si mekanizëm kontrolli, por si mjet për fuqizim dhe inovacion në universitete.
Në përfundim, z. Gashi theksoi se përvoja e Kosovës dëshmon se edhe sistemet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha kur udhëhiqen nga vlerat evropiane dhe bashkëpunimi rajonal. Ai i bëri thirrje agjencive të rajonit që të forcojnë bashkëpunimin për ndërtimin e një kulture të përbashkët evropiane të cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]






