Lajmet e fundit

Published On: 20 Janar, 2023

KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit.

Institucionet e arsimit të lartë janë njoftuar me shkrim nga AKA-ja për vendimet e Këshillit.

Në këtë mbledhje, KShC ka miratuar edhe listën e ekspertëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në procesin e akreditimit.

KShC ka miratuar edhe Planin e Aktiviteteve për vitin 2023, i cili buron nga Plani Strategjik i AKA-së.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar të gjitha kërkesat e IAL-ve.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA

24 Tetor, 2025|

Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]