KShC miratoi rishikimin e standardeve të akreditimit për nivelin institucional dhe për programet bachelor dhe master
Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen 116 të mbajtur më 25.09.2023, i ka miratuar Standardet për akreditimin/riakreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në nivel institucional dhe të programeve të studimit bachelor dhe master.
Konform Ligjit për AKA-në këto standarde hyjnë në fuqi pas një viti dhe do të vlejnë për të gjitha aplikacionet e reja që paraqiten për akreditim/riakreditim gjatë vitit 2024. Për aplikacionet që paraqiten në AKA nga datat 1 deri më 31 tetor 2023, nuk aplikohen standardet e reja, por procesi i vlerësimit bëhet me standardet ekzistuese.
AKA punon në avancimin e standardeve për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, në përputhje me standardet evropiane të cilësisë (ESG) si dhe rolin e shtetit dhe shoqërisë në zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovë.
AKA është kujdesur që në hartimin e standardeve të përfshihen anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të KShC-së, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së arsimit të lartë, institucionet e arsimit të lartë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësuesit e studentëve, përfaqësues të MAShTI-it, donatorë të fushës së arsimit dhe të gjithë akterët tjerë relevantë për arsimin e lartë.
Pas hartimit të draftit final nga grupi punues për hartimin e këtyre standardeve, AKA ka publikuar draftin për diskutim publik.
Pas përfundimit të afatit për diskutim publik, AKA ka adresuar komentet e pranuara dhe të njëjtat janë përcjellë për shqyrtim në Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Në mbledhjen e 116-të, pas shqyrtimit të komenteve të parashtruara nga palët e interesuara, KShC aprovoi dokumentin final.
Rishikimi i këtyre standardeve është përkrahur nga Heras plus dhe është financuar nga ADA Austriake.
Në mbledhjen 116, KShC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendime edhe për raportet e monitorimit të IAL-ve.
Bazuar në Ligjin e ri për AKA-në, në këtë mbledhje është themeluar edhe Grupi punues për përgatitjen e legjislacionit sekondar, i cili është në kompetencë të AKA-së.
KShC ka shqyrtuar edhe disa aplikacione për përfshirjen në listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.
Në këtë mbledhje, KShC ka marrë vendime edhe për dy kërkesa dhe një ankesë.
Shkarko: Standards for Bachelor and Master Programmes
Shkarko: Standards for HEIs FIN


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-së në Budapest të Hungarisë
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Anëtarëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë
Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]
KSHC për vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, z. [...]
AKA miratoi Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e ka hartuar dhe miratuar Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky dokument përcakton procedurat dhe masat [...]
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]





