KSHC miratoi Rregulloren për Validim dhe atë për Monitorim dhe Pas-akreditim
Në mbledhjen e 135-të të rregullt, të mbajtur më 10 mars 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar versionin përfundimtar të Rregullores për Validim, si dhe ka aprovuar draftin e Rregullores për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese, i cili do të procedohet për diskutim publik.
KSHC ka shqyrtuar dhe adresuar të gjitha komentet e pranuara nga palët e interesit në lidhje me Rregulloren për Validim, përpara miratimit të draftit final. Kjo rregullore përcakton procedurat dhe kriteret e validimit në rastet kur një institucion i arsimit të lartë aplikon për vlerësim të jashtëm në nivel institucional apo për programe studimi nga një agjenci ndërkombëtare e akreditimit.
Gjithashtu, Rregullorja për Validim mbulon rastet kur një institucion i arsimit të lartë, i akredituar nga AKA, në partneritet me një universitet ndërkombëtar, vendos të ofrojë në Kosovë programe studimi të cilat, në vendin e origjinës, janë të akredituara nga agjenci ndërkombëtare të akreditimit.
Po ashtu, KSHC ka miratuar në parim Rregulloren për Monitorim dhe Pas-akreditim, e cila do të publikohet për konsultim me publikun dhe palët e interesuara. Kjo rregullore synon të vendosë mekanizma të drejtë dhe transparentë për proceset e monitorimit dhe pas-akreditimit, të cilat janë të harmonizuara me kontekstin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, si dhe në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar. Qëllimi kryesor i saj është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
Rregullorja për Monitorim dhe Pas-akreditim është në përputhje me Standardin 2.3 të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropianë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG), i cili kërkon nga agjencitë e sigurimit të cilësisë përmbylljen e ciklit të akreditimit përmes procedurave të pas-akreditimit, me fokus në rritjen e vazhdueshme të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KSHC ka shqyrtuar gjithashtu disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, si dhe ka trajtuar ankesa dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve të arsimit të lartë.
Mbledhja e 1354-të e KSHC-së do të vijojë edhe javën e ardhshme, me shqyrtimin e çështjeve të mbetura në rendin e ditës.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]




