KSHC vazhdoi shqyrtimin e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Më 16 qershor 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e 138-të me radhë, në të cilën u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të angazhuar në procesin e vlerësimit të programeve të studimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, KSHC shqyrtoi dhe mori vendime lidhur me raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditim fillestar dhe riakreditim të programeve të studimit, si dhe shqyrtoi ankesat dhe kërkesat zyrtare të paraqitura nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Procesi është zhvilluar në përputhje me standardet dhe udhëzimet e përcaktuara nga AKA, duke garantuar transparencë, objektivitet dhe përputhshmëri me praktikat evropiane të sigurimit të cilësisë.
Një ndër vendimet kryesore të kësaj mbledhjeje është se, duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, programet master me 60 kredi ECTS do të mund të ofrohen vetëm nga ato institucione që posedojnë programe të studimit bachelor me 240 kredi ECTS në të njëjtën fushë akademike.
Ky vendim ka për qëllim të rrisë koherencën akademike dhe të sigurojë një bazë të qëndrueshme për ofrimin e studimeve pasuniversitare, në përputhje me parimet e Prosesit të Bolonjës.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




