Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shkurtë Bajrgorën anëtare studente të KSHC-së
Në seancën e mbajtur më 05.12.2024, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka zgjedhur znj. Shkurtë Bajgora anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Ky vendim i Kuvendit është në harmoni me Ligjin e AKA-së, i cili parasheh që një anëtar me të drejtë vote është nga radhët e studentëve.
Kryetarja e KSHC-së, profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi e kanë mirëpritur vendimin e Kuvendit për të kompletuar Bordin e AKA-së (KSHC).
Me këtë vendim plotësohet edhe kriteri i fundit që AKA posedon në Planin Strategjik për të qenë në harmoni me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian (ESG) për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Aktualisht Bordi i AKA-së i ka gjithsejtë 9 anëtarë, prej tyre 5 anëtarë vendorë nga akademia, një anëtarë student dhe tre anëtarë ndërkombëtarë.
Shkurtë Bajgora është studente e doktoratës në programin e përbashkët ndërmjet Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Lubjanës.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





