Mbahet dëgjimi publik për rishikimin e standardeve të studimeve të doktoratës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 maj 2025, organizoi në Prishtinë një punëtori gjithëpërfshirëse me përfaqësuesit kryesorë të arsimit të lartë në vend, ku u shqyrtua dokumenti për rishikimin e standardeve të programeve të studimeve të doktoratës.
Takimin e hapi Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, e cila theksoi se ky proces ka për synim ngritjen e mëtejme të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe harmonizimin e standardeve me praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare.
Ajo potencoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Agjencisë dhe institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar se përfshirja e tyre në hartimin e politikave dhe rregulloreve përbën një element thelbësor të procesit të vlerësimit dhe zhvillimit cilësor të programeve të studimit.
Në këtë punëtori mori pjesë edhe ekspertja ndërkombëtare, profesoresha kroate Melita Kovačević, e cila prezantoi përvojat më të avancuara evropiane dhe dha rekomandime konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të programeve të doktoratës.
Ajo theksoi rëndësinë e strukturimit të programeve përmes shkollave të doktoratës dhe nevojën për standarde institucionale të qarta, rregullore të dedikuara, staf akademik të kualifikuar dhe burime të mjaftueshme njerëzore e financiare.
Ky proces i rishikimit të standardeve të doktoratës mbështetet nga projekti SHER (Supporting Higher Education Reform), i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Qëllimi i projektit është forcimi i standardeve akademike dhe promovimi i praktikave evropiane në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]






