Me përkrahjen e Projektit QAINT, AKA përgatiti draftin e Metodologjisë së Monitorimit
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me mbështetjen e ofruar nga Projekti QAINT, është duke mbajtur punëtori për të rishikuar dhe finalizuar një aktivitet shumë të rëndësishëm për AKA-në – Metodologjinë e Monitorimit së bashku me Procedurat e Pas-Akreditimit, si dhe për të diskutuar dhe rishikuar çështje tjera të cilat janë thelbësore për funksionalizimin e AKA-së, siç është Plani Strategjik i Agjencisë dhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës.
Kjo punëtori ftoi përfaqësuesit e të gjithë akterëve relevantë të arsimit të lartë të kontribuojnë me komente, si anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC) dhe IAL-të publike dhe private.
AKA pranoi kontribut të vlefshëm nga pjesëmarrësit dhe dokumentet e finalizuara së shpejti do të vendosen në diskutim publik dhe priten të miratohen nga KSHC-ja. Të gjitha këto aktivitete do të kontribuojnë gjithashtu në përmbushjen e disa prej rekomandimeve kryesore të kërkuara për ri-aplikim për anëtarësim në Shoqatën Evropiane për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).
Projekti “Cilësia, llogaridhënia, integriteti dhe transparenca në arsimin e Lartë” financohet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) me kontributin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), dhe zbatohet nga konsorciumi KEC, ORCA dhe ZSI.
Antare e plotë në:
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Aktivitetet Ndërkombëtare të ENQA
Një ekip i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) i përbërë nga Shpresa Shala dhe Fjollë Ajeti, më 11 dhe 12 dhjetor 2024, kanë marrë pjesë në dy ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të organizuara nga [...]
Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shkurtë Bajrgorën anëtare studente të KSHC-së
Në seancën e mbajtur më 05.12.2024, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka zgjedhur znj. Shkurtë Bajgora anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Ky vendim i [...]
KSHC miratoi raportin e ekspertëve për akreditimin institucional të Universitetit të Prishtinës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 11.12.2024, e ka aprovuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin institucional për pesë vite të Universitetit të Prishtinës. [...]
KSHC shqyrtoi aplikacionet për akreditim të programeve të studimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 132-të të mbajtur më 9 dhe 10 dhjetor 2024, ka vazhduar procesin e shqyrtimit të aplikacioneve për akreditim të programeve [...]
AKA do të përfitojë nga përvoja kroate për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur më 03.12.2024 në takim, znj. Marina Grubišić, Udhëheqëse e Divizionit për Vlerësim dhe znj. Mia Đikić, Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtim [...]
KSHC vendosi kriteret për bartësit e programeve të studimit në fushat e arteve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 27.11.2024, vendosi kriteret për bartësit e programeve të studimit në fushat e arteve. Kriteret e reja bazohen në [...]