Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet, Merita Rama dhe zyrtarja certifikuese Edona Rama, kanë pritur në takim Drejtorin e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Salvador Elmazi, si dhe zyrtaren e lartë për buxhet, Mevlide Shamolli.
Gjatë takimit, drejtuesit e AKA-së shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave i ka ofruar Agjencisë në procesin e planifikimit, financimit dhe menaxhimit të buxhetit.
Drejtori i Përgjithshëm, Naim Gashi, falënderoi Ministrinë e Financave për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme buxhetore, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë thelbësore për realizimin e objektivave strategjike të AKA-së dhe për zbatimin e standardeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Nga ana e tij, Drejtori i Buxhetit, Salvador Elmazi, vlerësoi punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, duke e cilësuar atë si shembull të menaxhimit të mirë të buxhetit, racionalizimit të shpenzimeve dhe performancës së lartë institucionale.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së i ndau një mirënjohje znj. Mevlide Shamolli, me rastin e pensionimit të saj, në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Agjencisë ndër vite. Kontributi i saj ka përfshirë, ndër të tjera, pjesëmarrjen në hartimin e politikave dhe akteve rregullative në përputhje me Ligjin për Buxhetin dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]






