Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Vendimi i Qeverisë erdhi me propozimin e ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci, e cila kishte vlerësuar me performacë pozitive z. Gashi, në mandatin e tij të parë.
Propozimin në mbledhjen e Qeverisë, e ka bërë Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku Bërdyna.
“Gjatë tri viteve të mandatit të tij, z. Gashi kishte një performancë shumë të mirë në drejtimin e AKA. Ndonëse e filloj punën në kohë pandemie ai ka arritur që ta menaxhojë me sukses procesin e akreditimit të programeve akademike dhe institucioneve të arsimit të lartë për tri vite me radhë”, ka thënë Maloku në mbledhjen e Qeverisë.
Ajo ka thënë se të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe tri raportet për Kosovën të Komisionit Evropian e prezantojnë shumë kredibile, profesionale dhe të pavarur punën e Agjencisë së Akreditimit.
“Z. Gashi ka dorëzuar vazhdimisht në MASHTI raportet vjetore të punës dhe planet e punës për vitet vijuese të cilat kanë marrë aprovimin dhe përkrahjen e MASHTI-t. Krahas punës menaxheriale dhe profesionale në ngritjen e imazhit të AKA-së brenda vendit, z. Gashi ka bërë punë të mirë edhe në ndërkombëtarizimin e këtij institucioni edhe jashtë vendit. Sot AKA është partnere serioze dhe e respektuar e institucioneve homologe në rajon, Evropë dhe SHBA. AKA është binjakëzuar me Agjencinë homologe të Austrisë, ndërsa si rezultat i punës së suksesshme dhe plotësimit të kritereve, Agjencia e Akreditimit vitin e kaluar ka marrë statusin Affiliate në ENQA. Z. Gashi ka përpiluar edhe një plan dinamik për anëtarësimin e plotë në ENQA, për çka MASHTI dhe Qeveria jonë kanë ofruar përkrahjen e plotë”, ka thënë Maloku Bërdyna.
Zevendesminisrtja e MASHTI tha se si rezultat i krijimit të frymës bashkëpunuese, Agjencia e Akreditimit ka përfituar nga projektet e donatorëve ndërkombëtarë në avancimin e politikave dhe ngritjen e kapaciteteve të brendshme teknike.
Një arsye tjetër për këtë propozim është kohezioni nacional dhe bashkëpunimi me të gjitha palët që po bën AKA për ngritjen e cilësisë dhe eliminimin e të gjitha dukurive negative me të cilat është përballur Agjencia në të kaluarën.
“z. Gashi ka drejtuar Agjencinë e Akreditimit në tri vitet e kaluar dhe ky institucion ishte vlerësuar pozitivisht në tri raportet e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën. Gjatë mandatit të parë, Gashi ka plotësuar rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Si rezultat i kësaj Agjencia e Akreditimit nga 3 shtator 2022 është anëtare e asociuar e ENQA-së”, ka thënë Maloku në propozimin e saj për rizgjedhjen e z. Gashi.
Krahas Agjencisë së Akreditimit, Gashi është edhe Kryetar i Komisionit Shtetëror për pozita të larta drejtuese në kuadër të Qeverisë së Kosovës, si pozita më e lartë në Shërbimin Civil të Kosovës.
Me propoimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të gjithë ministrat kanë votuar për rizgjedhjen e Naim Gashit, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]





