Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik.
Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi i stafit akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë bëhet nga data 1 deri më 31 korrik të çdo viti. Si rezultat i modernizimit të platformës, stafi akademik ngarkon vetëm dokumentet që janë përditësuar ose ndryshuar nga viti paraprak.
E-Akreditimi është platforma elektronike e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e krijuar për digjitalizimin dhe administrimin e proceseve të akreditimit dhe të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Përmes kësaj platforme mundësohet regjistrimi dhe deklarimi i stafit akademik, dorëzimi i dokumentacionit, paraqitja e aplikimeve dhe menaxhimi i të dhënave që lidhen me institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre të studimit.
Platforma ka mundësuar rritjen e efikasitetit, transparencën dhe saktësinë e proceseve të zhvilluara nga AKA-ja, duke reduktuar procedurat administrative dhe përdorimin e dokumenteve fizike. Njëkohësisht, ajo krijon një bazë të centralizuar të të dhënave, e cila mundëson administrimin, verifikimin dhe përditësimin më të lehtë të informatave gjatë proceseve të akreditimit dhe monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




