Lajmet e fundit

Published On: 17 Shtator, 2021

Nisi puna për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Akreditimit

Në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) nisi puna për krijimin e planit të fizibilitetit për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjenci. Me financimin nga Ambasada Amerikane ky projekt po përkrahet nga ekspertja amerikane dr. Trenia Walker. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka deleguar për të dhënë kontribut në këtë projekt, anëtaren e KShC-së dhe profesoreshën e shkencave kompjuterike dr. Krenare Pireva Nuçi, ndërsa koordinator i AKA-së në këtë projekt është z. Flamur Abazaj.

Me këtë projekt, AKA do të ketë në disponim planin e digjitalizimit të përgjithshëm të të gjitha proceseve, i cili pritet të jetësohet në praktikë në vitin 2022.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝟏𝟒𝟐-𝐭ë 𝐞 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫 𝐭ë 𝐂𝐢𝐥ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐭ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë

8 Tetor, 2025|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSQ) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 08.10.2025, ka përfunduar mbledhjen e rregullt të 142-të, në të cilën janë shqyrtuar disa çështje të rëndësishme që lidhen me proceset e [...]