Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një takimi në Uashington me Presidentin e CHEA, Nasser H. Paydar, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, prezantoi punën e agjencisë për të përmbushur të gjitha standardet dhe për t’u bërë autoritet i njohur në SHBA, pas anëtarësimit me sukses vitin e kaluar në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Në një takim të gjatë dhe përmbajtësor, Drejtori Gashi i prezantoi Presidentit Paydar arritjet e AKA-së në fushën e sigurimit të cilësisë dhe procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Kosovë, duke theksuar përmbushjen e të gjitha standardeve për njohjen nga CHEA. Presidenti Paydar e përgëzoi AKA-në për këtë iniciativë dhe për punën e mirë në plotësimin e standardeve amerikane të sigurimit të cilësisë.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Drejtori Gashi u takua gjithashtu me dy zëvendëspresidentet e CHEA, znj. Michelle Claville dhe znj. Loretta C. Waldron, me z. Neil Harvison, kryesues i Komitetit për Njohje, si dhe me drejtues të agjencive të akreditimit nga vende të ndryshme të botës. Takimet u zhvilluan në vigjilje të Konferencës vjetore të CHEA në Washington, ku mori pjesë edhe z. Nicholas Kent, Nënsekretar i Departamentit të Arsimit në SHBA.
Të qenit autoritet i njohur në SHBA e rrit kredibilitetin dhe legjitimitetin ndërkombëtar të AKA-së, duke e pozicionuar si një agjenci akreditimi që vepron sipas standardeve më të larta profesionale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Njohja forcon pavarësinë e agjencisë dhe besimin publik në vendimmarrjet për cilësinë akademike.
Për sistemin e arsimit të lartë, njohja e AKA-së nga CHEA rrit reputacionin e universiteteve dhe programeve, lehtëson njohjen e diplomave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe orienton sistemin drejt përmirësimit të cilësisë dhe rezultateve të studentëve.
Studentët kosovarë do të përfitojnë diploma më të besueshme ndërkombëtarisht, më shumë mundësi për mobilitet akademik dhe punësim, si dhe siguri më të madhe se programet që ndjekin përmbushin standarde të krahasueshme me ato amerikane.
Të qenit autoritet i njohur nga CHEA (CHEA-recognized accrediting organization) nënkupton se një agjenci akreditimi është vlerësuar në mënyrë rigoroze për cilësi, pavarësi, transparencë dhe efektivitet. Njohja është një certifikim formal i besueshmërisë dhe cilësisë, i njohur gjerësisht në SHBA dhe ndërkombëtarisht, që dëshmon se agjencia vepron sipas praktikave më të mira akademike dhe mban përgjegjësi publike për vendimmarrjet e saj.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]









