Përfaqësues të AKA-së marrin pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin e Cilësisë 2025 në Budapest
Dy përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, dhe Ilirjane Ademaj-Ahmeti, Zyrtare e Lartë për Vlerësim dhe Akreditim, morën pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin e Cilësisë 2025 (EQAF), të mbajtur më 12–14 nëntor 2025 në Universitetin Corvinus të Budapestit, Hungari. Forumi, i organizuar nga ENQA, EUA, ESU dhe EURASHE, është ngjarja më e madhe vjetore kushtuar sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Evropë.
Pjesëmarrja në EQAF 2025 ishte një mundësi e shkëqyeshme për AKA-në që të forcojë tutje bashkëpunimin profesional me institucionet evropiane të sigurimit të cilësisë, institucione të arsimit të lartë dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës. Forumi mblodhi qindra pjesëmarrës për të diskutuar për temën “Sigurimi i Cilësisë në kohë krizash – Sigurimi i stabilitetit, autonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë.”
Nëpërmjet diskutimeve në panele të ndryshme, punëtorive dhe shkëmbimeve me kolegë nga e gjithë Evropa, përfaqësuesit e AKA-së patën mundësinë të ndajnë përvoja dhe praktika të mira, si dhe të familjarizohen me zhvillimet aktuale në kontekstin evropian të sigurimit të cilësisë.
Përfshirja në EQAF riafirmon angazhimin e AKA-së për përmirësim të vazhdueshëm, bashkëpunim rajonal dhe përafrim të mëtejmë me standardet dhe trendët evropiane të sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]






