Përfundoi me sukses deklarimi i 3005 mësimdhënësve në Platformën e AKA-së E Akreditimi
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 02.08.2024 konfirmoi se deri në afatin e fundit ligjor 31.07.2024, ka përfunduar me sukses procesi i aplikimit për akreditim/riakreditim të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe deklarimi i stafit akademik në Platformën E Akreditimi.
Kastriot Ilazi, administrator i sistemeve të teknologjisë së informacionit në AKA, ka thënë se brenda afatit ligjor 1 deri më 31 korrik 2024 janë deklaruar në Platformën E Akreditimi 3005 mësimdhënës të institucioneve të arsimit të lartë.
Ilazi ka thënë se gjatë një muaji, stafi i AKA-së ka qenë në dispozicion të të gjithë stafit akademik në Kosovë për të ofruar ndihmë teknike nëpërmes emailave, telefonatave ose takimeve të përditshme.
Për të përfunduar ky proces me sukses AKA paraprakisht ka mbajtur edhe trajnime për institucionet e arsimit të lartë.
Procesi i deklarimit të stafit akademik dhe aplikimi për procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve të studimit, është avancuar dhe modernizuar gjatë këtij viti nëpërmes zhvillimit të platformës së re, me financimin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nëpërmes Projektit HEI 25.
Të gjitha të dhënat e deklarimit të stafit do të ruhen në sistem dhe nga viti i ardhshëm do të thjeshtësohet procesi i deklarimit.
AKA falënderon për bashkëpunim koordinatorët e cilësisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, duke mundësuar që ky proces të përfundojë me sukses.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]





