Përvojat e suksesshme të AKA-së për procedurat pas-akredituese prezantohen në CEENQA
Udhëheqësi i Divizionit për Procedura Pas-akredituese në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Milot Hasangjekaj, i ka prezantuar përvojat e suksesshëm të AKA-së për procedurat pas-akredituese në takimin e rregull të Rrjetit të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEENQA).
“Procedurat pas-akreditimit organizohen për të siguruar që institucionet e arsimit të lartë të ruajnë standardet e tyre të cilësisë gjatë gjithë periudhës së akreditimit. Ky proces kryhet me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët zakonisht janë nga ekipi fillestar i akreditimit, për të vlerësuar përparimin dhe përputhshmërinë”, ka thënë Hasangjekaj në prezantimin e tij.
Procedurat pas-akredituese në AKA synojnë ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në programet e akredituara dhe verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ekspertët ndërkombëtarë gjatë procesit fillestar të akreditimit.
Sipas këtyre procedurave, të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë të detyruara të dorëzojnë në AKA një plan për zbatimin e rekomandimeve të marra gjatë procesit të akreditimit.
Gjatë vizitave të planifikuara në IAL me ekspertë ndërkombëtarë, të cilat mund të jenë fizike ose në distancë, institucionet duhet të paraqesin një plan përmirësimi që tregon masat e ndërmarra për të adresuar rekomandimet e mëparshme. Pas vizitës, ekspertët ndërkombëtarë hartojnë një raport që shqyrtohet dhe miratohet nga Bordin e AKA-së, dhe më pas publikohet në faqen zyrtare.
Pjesëmarrja e AKA-së në këtë takim nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të agjencisë për shkëmbim të praktikave më të mira dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]





