Lajmet e fundit

Published On: 16 Shkurt, 2021

Projekti i Ambasadës Amerikane ndihmon plotësimin e kritereve për kthimin e AKA-së në ENQA

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale me temën: “Sfidat e zbatimit të standardeve dhe udhëzuesve për sigurim të cilësisë të zonës evropiane të arsimit të lartë, nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit.
Profesori Dukagjin Zeka, anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se rikthimi i AKA-së në ENQA është një nga prioritetet tona kryesore. “Agjencia e Akreditimit gjatë vitit të fundit ka miratuar një plan dinamik për zbatimin e të gjitha kritereve për kthim në ENQA. Është bërë një punë e madhe për arritjen e këtyre objektivave. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të krijohen institucionet e reja, të cilat do të miratojnë Ligjin për AKA-në, si një nga kriteret kryesore për plotësimin e këtyre standardeve”, tha anëtari i KSHC-së.
Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Akreditimit tha se e gjithë energjia e stafit të AKA-së është përqendruar në përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të ENQA-së, në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet rikthimi në këtë organizatë ndërkombëtare.
Gashi e ka falënderuar donatorin – Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për financimin e këtij projekti, por edhe disa projekteve të tjera, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë për transparencë dhe pavarësi institucionale. Ai tha se zbatuesi i këtij projekti, WUS Kosova ka bërë një punë shumë profesionale për të përkrahur Agjencinë për plotësimin e kriterit më të vështirë të ENQA-s, e kjo është krijimi i metodologjisë për analiza tematika.
Luljeta Aliu nga WUS Kosova tha se garantimi i pavarësisë së AKA-së është një nga kriteret kryesore, duke u bazuar në “Standardet dhe udhëzuesin për sigurimin e cilësisë në zonën evropian të arsimit të lartë”.
Ajo ka thënë se për zbatimin e këtij projekte janë të angazhuar ekspertë eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa kjo konferencë do të mundësojë marrjen e mendimeve të të gjithë akrerëve në arsimin e lartë në Kosovë.
Qëllimi i kësaj Konference është që së bashku më përfaqësuesit të institucioneve të arsimit të lartë, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të diskutohen sfidat e zbatimit të proceseve të sigurimit të cilësisë në Kosovë bazuar në “Standardet dhe udhëzuesin për sigurimin e cilësisë në zonën evropian të arsimit të lartë”.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin: rektorë, pro-rektorë, profesorë, studentë, përfaqësues të Unionit të Studentëve të Kosovës, udhëheqës të programeve studimore, personeli i zyrave të cilësisë të IAL-ve në Kosovë etj. Kontribuues janë ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konferenca Virtuale është organizuar në kuadër të projektit, “Supporting Kosovo Accreditation Agency on achieving some of the ENQA’s recommendations”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Me respekt,
Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe partneri implementues WUS Kosova

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KSHC viziton Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”

4 Nëntor, 2024|

Më datën 1 nëntor 2024 anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)  kanë bërë vizitën në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” me çrast është janë [...]