Publikohet analiza tematike: Përmirësimi i kërkimit shkencor përmes mekanizmave të cilësisë
Prishtinë, 9 tetor 2025 – Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar analizën e saj të re tematike me titull “Përmirësimi i kërkimit shkencor përmes mekanizmave të cilësisë”.
Analiza trajton ndikimin e sigurimit të jashtëm të cilësisë në zhvillimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Kjo analizë shqyrton në detaje mënyrën se si Standardi i Fushës së Kërkimit i AKA-së – i ndërtuar në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane për Sigurimin e Cilësisë (ESG) – zbatohet gjatë vlerësimeve institucionale dhe proceseve të akreditimit të programeve studimore. Duke kaluar përtej dokumenteve formale, analiza fokusohet në praktikat reale akademike dhe evidenton se si vlerësimet, rekomandimet dhe proceset e pajtueshmërisë kanë ndikuar në rritjen e cilësisë dhe produktivitetit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë.
Në kuadër të publikimit të analizës, AKA organizoi një takim prezantues me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, ku u prezantuan gjetjet kryesore dhe u zhvillua një diskutim i hapur mbi mënyrat për forcimin e kapaciteteve kërkimore në nivel institucional. Gjatë takimit, pjesëmarrësit dhanë inpute të vlefshme për nevojat aktuale dhe përmirësimet e mundshme në fushën e kërkimit shkencor.
Analiza tematike e publikuar sjell disa rekomandime të rëndësishme, përfshirë nevojën për integrimin më të fuqishëm të kërkimit shkencor në strategjitë institucionale të cilësisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe burimeve për kërkim, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërinstitucional për rritjen e ndikimit të kërkimit.
Po ashtu, theksohet rëndësia e përdorimit të mekanizmave të jashtëm të sigurimit të cilësisë si mjete për zhvillim të vazhdueshëm, duke i shndërruar proceset e vlerësimit në mundësi për përmirësim afatgjatë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]






