Takim informues mbi Procedurat Pas-Akredituese dhe planet e zbatimit të rekomandimeve
Agjencia e Kosovës për Akreditim, më 12 dhjetor 2025, mbajti takimin informues lidhur me Procedurat Pas-Akredituese (PPA) dhe gjetjet nga planet e zbatimit të rekomandimeve (PZR).
Në këtë takim morën pjesë rreth 150 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, përfshirë koordinatorë të cilësisë në nivel institucional, bartës dhe udhëheqës të programeve studimore, si dhe përfaqësues të tjerë të përfshirë drejtpërdrejt në proceset e akreditimit dhe pas-akreditimit.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Agjencisë prezantuan metodologjinë dhe afatet e Procedurave Pas-Akredituese, analizën e të dhënave të nxjerra nga Planet e Zbatimit të Rekomandimeve të dorëzuara nga institucionet, si dhe ofruan udhëzime praktike për zbatimin e mëtejmë të këtyre procedurave. Diskutimet u fokusuan në qartësimin e rolit të institucioneve në proces, rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve dhe sigurimin e një qasjeje të unifikuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë.
Ky takim shërbeu si platformë e rëndësishme për shkëmbim informacionesh dhe koordinim ndërmjet Agjencisë dhe institucioneve të arsimit të lartë, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të procedurave pas-akredituese.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]






