Vendimet e KShC-së synojnë ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Gjatë një vizite në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se institucioni që ajo drejton nëpërmes vendimeve të fundit synon ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja Ilazi ka thënë se KShC po ndërton një raporte komunikimi të ndërsjellë me të gjitha institucionet e arsimit të lartë, me qëllim të konsultimit të të gjithë akterëve për vendimmarrje në procese të rëndësishme që lidhen me cilësinë në arsim.
Profesoresha Ilazi tha se aktualisht në Agjencinë e Akreditimit dhe në KShC janë intensifikuar punët për avancimin e rregullativës së brendshme dhe dokumenteve strategjike me qëllim të zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë konform standardeve evropiane të cilësisë.
Rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, ka thënë se gjatë vitit të fundit kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Agjencinë e Akreditimit, pasi që kanë përfunduar me sukses procesin akreditimit institucional dhe të disa programeve akademike.
Rektori Nimani i ka mirëpritur vendimet e fundit të KShC-së që lidhen me publikimet shkencore të bartësve të programeve akademike dhe ka shtuar se Universiteti i Gjakovës e plotëson lehtësisht këtë kriter.
Drejtuesit e KShC-së dhe AKA-së janë takuar edhe me përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Gjakovës, me të cilët kanë biseduar për idetë e tyre për cilësinë në arsimin e lartë. Në takim është njoftuar se AKA ka fituar një projekt nga Ambasada Amerikane i cili ka për qëllim rritjen e përfshirjes së studentëve në vendimmarrje.



Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikon spotet promovuese për punën e saj
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe me përkrahje teknike nga Fakulteti i Gazetarisë i UP-së, ka përgatitur video-spote [...]
KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]
Miratohet Plani i zhvillimit profesional për stafin e AKA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Planin e zhvillimit profesional për stafin, në një punëtori të organizuar me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, teknike dhe organizative për periudhën trevjeçare 2026–2028. Ky plan [...]
Takim informues mbi Procedurat Pas-Akredituese dhe planet e zbatimit të rekomandimeve
Agjencia e Kosovës për Akreditim, më 12 dhjetor 2025, mbajti takimin informues lidhur me Procedurat Pas-Akredituese (PPA) dhe gjetjet nga planet e zbatimit të rekomandimeve (PZR). Në këtë takim morën pjesë rreth 150 përfaqësues të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikoi politikat e privatësisë
Pas marrjes së aprovimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më 10.12.2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar Politikat e Privatësisë sipas të cilave përpunohen dhe mbrohen të dhënat personale të individëve [...]





