Komisioni i Kuvendit për Arsim vizitoi Agjencinë e Kosovës për Akreditim
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, më 12.11.2024 e ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ku janë pritur nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, anëtarja e KSHC-së, Mirlinda Batalli si dhe stafi i Agjencisë.
Delegacioni i Kuvendit përbëhej nga Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, nënkryetarja Albena Reshitaj si dhe deputetet, Arjeta Fejza, Eliza Hoxha dhe Arjeta Rexhepi.
Kryetarja e KSHC-së, i ka falënderuar deputetët e Komisionit dhe të Kuvendit në përgjithësi, për miratimin e Ligjit për AKA-në, i cili u ka hapur rrugë shumë proceseve pozitive në Agjenci. Kryetarja Ilazi ka thënë se AKA sot është një institucion stabil dhe kredibil, brenda dhe jashtë vendit i cili po ndikon në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit në Kosovë.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola e ka falënderuar Bordin dhe stafin e Agjencisë për punën profesionale në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë. Kryetari Gola ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja për AKA-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Deputetët e Kuvendit i kanë vizituar edhe hapësirat e reja të punës së Agjencisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]








