AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese
AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe personeli i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në punëtorinë e mbajtur më 03.03.2025, kanë rishikuar Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Kjo Rregullore synon të vendosë procedura të drejta dhe transparente të monitorimit dhe pas-akreditimit, duke u përshtatur me kontekstin dhe sistemin e sigurimit të cilësisë në Kosovë dhe duke u harmonizuar me legjislacionin kombëtar në fuqi. Gjithashtu, ajo reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës, procedurat e monitorimit dhe pas-akreditimit do të zhvillohen për të siguruar që institucionet e arsimit të lartë (IAL) të respektojnë kriteret e përcaktuara për cilësinë akademike dhe standardet institucionale.
Rregullorja shërben si udhëzues për AKA-në, IAL-të, ekspertët ndërkombëtarë dhe publikun e gjerë, duke mundësuar një proces të qartë dhe të kuptueshëm për monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të institucioneve dhe programeve të studimit.
Kjo Rregullore është në përputhje me Standardin 2.3 të Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG), i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të plotësojnë ciklin e akreditimit me procedura pas-akreditimi që synojnë përmirësimin e qëndrueshëm të institucioneve të arsimit të lartë.
Drafti i Rregullores do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të KSHC-së dhe më pas do të dërgohet për diskutim publik, duke ofruar mundësinë për komente dhe sugjerime nga të gjitha palët e interesuara.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]
Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet, Merita Rama dhe zyrtarja certifikuese Edona Rama, kanë pritur në takim Drejtorin e Buxhetit në [...]
AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Kabashaj, me rastin e përfundimit të misionit të [...]
AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]






