AKA ka hapur platformën për aplikim për akreditim dhe deklarim të stafit akademik
Në përputhje me afatin e përcaktuar ligjor, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka hapur zyrtarisht platformën për aplikim për akreditim institucional dhe të programeve studimore, si dhe për deklarimin e stafit akademik për vitin akademik 2025/2026.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 31 korrik 2025.
Institucionet e arsimit të lartë (IAL) duhet të sigurohen që të përfshijnë deklarimin e stafit për të gjitha programet e akredituara dhe të aplikojnë për procesin e akreditimit, riakreditimit dhe validimit për ciklin e ardhshëm.
Gjithashtu, ato duhet të garantojnë që deklarimi i stafit akademik të jetë në përputhje me kriteret ligjore dhe me rregulloren e AKA-së.
Platforma E-akreditimi ofron një proces tërësisht i digjitalizuar dhe i integruar, që u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të aplikojnë më shpejt, më sigurt dhe më efikas. Përmes kësaj platforme, verifikimi i dokumenteve dhe i marrëdhënieve të punës së stafit akademik realizohet automatikisht, duke garantuar transparencë dhe efikasitet, në bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore si Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Për të mbështetur institucionet gjatë gjithë periudhës së aplikimit, AKA do të ofrojë asistencë teknike në çdo kohë përmes ekipeve të saj profesionale.
Institucionet që hasin në ndonjë vështirësi gjatë përdorimit të platformës apo procesit të aplikimit, mund të kontaktojnë AKA-në për sqarime dhe ndihmë gjatë gjithë periudhës së aplikimit.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA ka hapur platformën për aplikim për akreditim dhe deklarim të stafit akademik
Në përputhje me afatin e përcaktuar ligjor, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka hapur zyrtarisht platformën për aplikim për akreditim institucional dhe të programeve studimore, si dhe për deklarimin e stafit akademik për vitin [...]
KSHC miratoi Standardet e reja të PhD-së dhe Rregulloren për monitorim dhe pas-akreditim
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2025, i ka miratuar Standardet e rishikuara të programeve të doktoratës dhe e ka miratuar Rregulloren e Rishikuar [...]
AKA organizon trajnim për aplikimin online në kuadër të proceseve të akreditimit
Prishtinë, 27 qershor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka organizuar një trajnim me rastin e funksionalizimit të komponentës së aplikimit online për proceset e akreditimit nga institucionet e arsimit të lartë (IAL) [...]
KSHC vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” për të thelluar bashkëpunimin në fushën e cilësisë
Më 16 qershor 2025, një delegacion i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e KSHC-së [...]
KSHC vazhdoi shqyrtimin e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Më 16 qershor 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e 138-të me radhë, në të cilën u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të angazhuar në procesin [...]
AKA pjesë e punëtorisë së ENQA për përdorimin e inteligjencës artificiale
Përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), e cila u mbajt më 11 dhe 12 qershor [...]