AKA ka hapur platformën për aplikim për akreditim dhe deklarim të stafit akademik
Në përputhje me afatin e përcaktuar ligjor, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka hapur zyrtarisht platformën për aplikim për akreditim institucional dhe të programeve studimore, si dhe për deklarimin e stafit akademik për vitin akademik 2025/2026.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 31 korrik 2025.
Institucionet e arsimit të lartë (IAL) duhet të sigurohen që të përfshijnë deklarimin e stafit për të gjitha programet e akredituara dhe të aplikojnë për procesin e akreditimit, riakreditimit dhe validimit për ciklin e ardhshëm.
Gjithashtu, ato duhet të garantojnë që deklarimi i stafit akademik të jetë në përputhje me kriteret ligjore dhe me rregulloren e AKA-së.
Platforma E-akreditimi ofron një proces tërësisht i digjitalizuar dhe i integruar, që u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të aplikojnë më shpejt, më sigurt dhe më efikas. Përmes kësaj platforme, verifikimi i dokumenteve dhe i marrëdhënieve të punës së stafit akademik realizohet automatikisht, duke garantuar transparencë dhe efikasitet, në bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore si Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Për të mbështetur institucionet gjatë gjithë periudhës së aplikimit, AKA do të ofrojë asistencë teknike në çdo kohë përmes ekipeve të saj profesionale.
Institucionet që hasin në ndonjë vështirësi gjatë përdorimit të platformës apo procesit të aplikimit, mund të kontaktojnë AKA-në për sqarime dhe ndihmë gjatë gjithë periudhës së aplikimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




