AKA dhe Ambasada e SHBA-së diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, kanë pritur më 28.08.2025, në delegacion të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në përbërje të and znj. Rebecca Satterfield, zëvendës zyrtare për çështje publike dhe znj. Remzije Potoku, eksperte për politika të edukimit.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Lenda Hyseni, udhëheqëse e Divizionit për Vlerësim dhe Akreditim si dhe Fjollë Ajeti, koordinatore e AKA-së për anëtarësim në Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA).
Kryetarja Ilazi i ka falënderuar delegacionin e Ambasadës Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme të AKA në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, ndërsa drejtori Gashi i ka falënderuar për financimin e projekteve të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve teknike të AKA-së.
Znj. Satterfield e ka uruar AKA-në për regjistrimin në Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e cilësuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Gjatë takimit është biseduar për vazhdimin e përkrahjes së AKA-së nga Ambasada Amerikane në projekte që kanë për qëllim ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit në Kosovë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e SHBA-së diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, kanë pritur më 28.08.2025, në delegacion të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrton aplikacione të reja për akreditim institucional dhe të programeve
Në mbledhjen e rregullt 141 të mbajtur më dt. 21 gusht 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka filluar me shqyrtimin e aplikacioneve për akreditim institucional dhe të programeve për vitin 2026. Gjithsej janë trajtuar gjashtë [...]
Përfundoi me sukses procesi i deklarimit të stafit akademik në platformën “E-Akreditimi”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 31.07.2025 e ka përfunduar me sukses procesin e deklarimit të stafit akademik në platformën elektronike E-Akreditimi, në përputhje me obligimet që dalin nga Ligji për AKA. Gjatë periudhës [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mban mbledhjen e 140-të të rregullt
Më 24 korrik 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 140-të të rregullt në të cilën i ka diskutuar disa pika te rendit te [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim regjistrohet në EQAR
Prishtinë, 14 Korrik 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është regjistruar në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas vlerësimit pozitiv nga ekipi i pavarur i ekspertëve të [...]
Publikohet Rregullorja e Re për Standardet e Programeve të Doktoratës (PhD)
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar në uebfaqen zyrtare Rregulloren për Standardet e Vlerësimit të Programeve të Doktoratës (PhD), e miratuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në mbledhjen e mbajtur më 30 [...]