Lajmet e fundit

Published On: 6 Nëntor, 2025

Komisioni Evropian e vlerëson AKA-në për ekselencë në sigurimin e cilësisë

Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën të vitit 2025, e ka vlerësuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) për ekselencën evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

“Në korrik 2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim u bë anëtare e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke dëshmuar se proceset e sigurimit të cilësisë së Agjencisë janë plotësisht në përputhje me standardet dhe udhëzimet evropiane,” thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Ky vlerësim përbën një arritje të madhe jo vetëm për AKA-në, por edhe për sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është regjistruar në EQAR, pasi është vlerësuar pozitivisht nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë. Duke u bazuar në këtë raport, Komiteti i Regjistrit të EQAR-it vendosi për regjistrimin e AKA-së.

Raporti i EQAR-it thekson se AKA ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj njerëzore dhe profesionale, duke zgjeruar stafin dhe duke miratuar plane të reja për zhvillimin dhe trajnimin e punonjësve, duke forcuar bazën institucionale dhe profesionale të Agjencisë.

Gjithashtu, raporti vlerëson përfshirjen e studentëve dhe industrisë në vendimmarrje, si dhe përmirësimet në cilësinë e brendshme përmes anketave dhe analizave të rregullta. Këto arritje e pozicionojnë AKA-në si një agjenci plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë.

Regjistrimi në EQAR ka rëndësi të veçantë, pasi e bën Kosovën pjesë të hapësirës evropiane të arsimit të lartë, rrit besueshmërinë ndërkombëtare të diplomave kosovare dhe lehtëson njohjen reciproke të tyre në vendet e BE-së. Ky status forcon integrimin akademik të Kosovës në Evropë dhe promovon transparencën, llogaridhënien dhe ekselencën në institucionet e arsimit të lartë.

Raporti i plotë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA

24 Tetor, 2025|

Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]