Aprovohet Strategjia e Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2026–2030
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 1 dhjetor 2025, miratoi Strategjinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për periudhën 2026–2030.
Dokumenti strategjik përcakton drejtimin e zhvillimit të sistemit të sigurimit të jashtëm të cilësisë në pesë vitet e ardhshme në Republikën e Kosovës, duke reflektuar qartë standardet evropiane, kontekstin e arsimit të lartë në Kosovë dhe vizionin për forcimin e mëtejshëm të besueshmërisë së akreditimit.
Strategjia është e ndërtuar mbi parimet e integritetit, transparencës, profesionalizmit dhe pavarësisë institucionale, të cilat mbeten bazë për gjithë veprimtarinë e AKA-së dhe KSHC-së.
Strategjia 2026–2030 përfshin katër objektiva kryesore zhvillimore: ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe etike të AKA-së; avancimin e praktikave të sigurimit të cilësisë përtej përputhshmërisë, drejt një qasjeje të mirëfilltë të përmirësimit të vazhdueshëm; ndërkombëtarizimin e punës së AKA-së dhe forcimin e prezencës së saj në rrjete evropiane e globale; si dhe promovimin e kulturës së cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
Strategjia parasheh rishikimin periodik të standardeve të akreditimit, zhvillimin e procedurave të reja për programet e përbashkëta dhe mikrokredencialet, digjitalizimin e plotë të proceseve të akreditimit, si dhe integrimin progresiv të inteligjencës artificiale në përpunimin e të dhënave dhe hartimin e raporteve.
Pas përkthimit zyrtar dhe dizajnimit të dokumentit, Strategjia 2026–2030 do të publikohet në ueb-faqen e AKA-së deri në fund të javës.
Hartimi i Strategjisë së AKA-së është përkrahur nga Programi SHER, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Në mbledhje 143-të, KSHC shqyrtoi edhe disa pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe një numër kërkesash të institucioneve të arsimit të lartë.
Gjithashtu, KSHC trajtoi ankesat e paraqitura nga institucionet të ndryshme dhe shqyrtoi vendimet e Komisionit të Ankesave. U diskutuan aplikimet për ekspertë ndërkombëtarë, rishikimi i aplikimeve për akreditimin e programeve, si dhe njoftime dhe çështje të tjera të rëndësisë operacionale.
Shkarko Strategjinë e AKA-së 2026-2030
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]
Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet, Merita Rama dhe zyrtarja certifikuese Edona Rama, kanë pritur në takim Drejtorin e Buxhetit në [...]
AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Kabashaj, me rastin e përfundimit të misionit të [...]
AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]








