Lajmet e fundit

Published On: 21 Prill, 2026

KSHC për vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, z. Shpend Shabani, së bashku me drejtuesit e lartë të AKSP-së.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi, theksoi se AKSP ka bashkëpunuar ngushtë me AKA-në në zbatimin e standardeve të sigurimit të cilësisë, çka ka rezultuar me akreditimin pesëvjeçar të këtij institucioni.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Strategjia e re e AKA-së 2026–2030 parasheh forcimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, me qëllim ngritjen e cilësisë, avancimin e proceseve akademike dhe ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, z. Shpend Shabani, theksoi se kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për AKSP-në, menjëherë pas rikthimit të akreditimit institucional, një arritje e rëndësishme që, përveçse motivojnë institucionin, e obligon atë të vazhdojë përpara me edhe më shumë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim.

Gjatë takimit, së bashku me stafin udhëheqës të AKSP-së, u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv, i fokusuar në zhvillimet aktuale në institucion, sfidat dhe prioritetet e ardhshme, si dhe në drejtimin që po merr AKSP në funksion të cilësisë dhe konsolidimit institucional.

Pas takimit, Këshilli Shtetëror i Cilësisë vijoi me mbledhjen e tij të rregullt në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart këtë qasje të drejtpërdrejtë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, duke theksuar se vizita të tilla forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe e afrojnë edhe më shumë sistemin e sigurimit të cilësisë me vetë institucionet e arsimit të lartë.

U theksua se rruga drejt cilësisë nuk përfundon me akreditimin, por aty vetëm fillon angazhimi i vazhdueshëm për zhvillim, përmirësim dhe përmbushje të standardeve më të larta.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë

21 Prill, 2026|

Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]