Ambasada Amerikane e uron Kosovën për njohjen e Agjencisë së Akreditimit nga CHEA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka uruar Kosovën me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim si “autoritet akreditues” nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA.
“Urime Kosovës për njohjen zyrtare të Agjencisë së saj të Akreditimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), si ‘autoritet i njohur’ deri në vitin 2033. Kjo përbën një arritje të rëndësishme që konfirmon cilësinë institucionale, reformat e ndërmarra dhe rritjen e besimit ndërkombëtar në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikane, të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook.
Urimi i Ambasadës Amerikane vjen pas pritjes zyrtare që iu bë në selinë e Ambasadës Kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoreshës Hasnije Ilazi, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi.
Gjatë këtij takimi, drejtuesit e AKA-së e falënderuan Ambasadën Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme në funksion të forcimit të pavarësisë institucionale dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale të Agjencisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA mbajti takim informues me institucionet e arsimit të lartë për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër [...]
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për [...]





