Delegacioni i AKA-së u prit nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel
Në vigjilje të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Gjatë takimit u diskutua për progresin e AKA-së në proceset e njohjes ndërkombëtare, si dhe për rëndësinë e ndërkombëtarizimit të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.
Kryetarja e KSHC-së e informoi Ambasadorin Bajrami se Kosova ka arritur të bëhet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, agjencia kombëtare e së cilës është regjistruar në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Ajo po ashtu theksoi se AKA është njohur si autoritet akreditues edhe nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë agjencia e parë në Evropë që e gëzon këtë status nga CHEA.
Kryetarja Ilazi tha se këto arritje ndërkombëtare janë rezultat i reformave të thella, përkushtimit institucional dhe punës së vazhdueshme të AKA-së për harmonizimin e sistemit të sigurimit të cilësisë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, e falënderoi Ambasadorin Bajrami për përkrahjen e vazhdueshme ndaj AKA-së në procesin e ndërkombëtarizimit të sistemit të arsimit të lartë. Ai theksoi se mbështetja diplomatike është e rëndësishme për fuqizimin e mëtejshëm të prezencës së AKA-së në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë.
Ambasadori Bajrami vlerësoi se të arriturat e AKA-së përbëjnë një imazh shumë pozitiv për Kosovën edhe në aspektin diplomatik, duke theksuar se njohjet dhe anëtarësimet ndërkombëtare janë dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një sistemi cilësor dhe të besueshëm të arsimit.
Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e Ambasadës së Kosovës në Bruksel për të vazhduar mbështetjen ndaj AKA-së në komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të pozitës së Kosovës në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në promovimin e arritjeve të Kosovës në fushën e arsimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për [...]
KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2026, i ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to. [...]





