Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”.
Në panel do të marrin pjesë Hristina Serafimovska, Drejtoreshë e Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut (AKVO); Franci Demšar, Drejtor i Agjencisë Sllovene për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (NAKVIS); Anisa Subashi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), Shqipëri; Péter Levente Lakatos, Komiteti Hungarez i Akreditimit (MAB) dhe anëtar i Bordit të ENQA-s; Patrick Van den Bosch, Udhëheqës i Këshillit Flamand të Arsimit të Lartë – Sigurimi i Cilësisë (VLUHR QA), Belgjikë, dhe Zëvendëspresident i ENQA-s; si dhe Douglas Blackstock, ish-President i ENQA-s.
Diskutimi do të moderohet nga Aqim Emruli, Udhëheqës i Ekipit të SHER-it, WUS Austria.
Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-s do të mbahet më 29 shtator 2026 në Prishtinë, Kosovë, dhe do të bëjë bashkë akterë kyç dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar rolin në zhvillim të agjencive të sigurimit të cilësisë në fuqizimin e cilësisë së arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 156-të të rregullt
Në mbledhjen e 156-të të rregullt, të mbajtur më 23 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) trajtoi një sërë çështjesh të rëndësishme për sigurimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën [...]
Fillon procesi i vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka filluar procesin e vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028. Vlerësimi i parë për këtë vit akademik është realizuar në Universitetin e Prishtinës, nga ekspertë ndërkombëtarë, për programin [...]
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]





