Gjatë vizitës në RIT, KShC zotohet për aplikimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë
Gjatë një vizite në Kolegjin Rochester Institute of Technology (RIT), dega në Kosovë, përfaqësues të Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kanë thënë se KShC po aplikon standarde të larta të cilësisë, të cilat synojnë ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës dhe krijojnë mundësi që diplomat të cilat merren në Kosovë të jenë të krahasueshme me ato të vendeve evropiane.
Anëtarja e KShC-së, Krenare Pireva Nuçi, ka thënë se krahas avancimit të standardeve të akreditimit, validimit dhe monitorimit, KShC dhe AKA janë fokusuar edhe në procesin e digjitalizimit të të gjitha proceseve, në mënyrë që të garantohen procese transparente dhe me standarde të larta të cilësisë.
Udhëheqësi i RIT-Kosovo, profesori Kamal Shahrabi ka folur për praktikat më të mira amerikane të sigurimit të cilësisë dhe ka rekomanduar që disa prej tyre të aplikohen në Kosovë. Profesor Shahrabi, foli për punën e këtij institucioni në kohë pandemie dhe masat që i kanë marrë për të garantuar se cilësia e studimeve të jetë sipas standardeve që aplikojnë.
Gjatë takimit me studentët e këtij institucioni, drejtori i AKA-së, Naim Gashi, i ka inkurajuar ata që të japin vërejtje, ide dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ai ka thënë se gjatë procesit të akreditimit janë angazhuar ekspertë eminentë, të cilët përveç vlerësimit të jashtëm të cilësisë, po japin edhe rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë për të gjithë studentët në të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA prezanton në RCC përfitimet dhe sfidat për zbatimin e standardeve evropiane (ESG)
Gjatë punimeve të takimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), që u mbajt më 24-25 prill 2025 në Zagreb të Kroacisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së [...]
AKA prezanton në Qipro rolin e vlerësimit nga ENQA në zhvillimin e saj
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), që u mbajt nga data 9 deri më 11 prill 2025, në qytetin Paphos të Qipros, në [...]
AKA përfiton nga përvojat kroate në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur më 7 prill 2025, në Universitetin e Zagrebit nga Prorektori [...]
AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA
Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) morën pjesë në seminarin e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ku prezantuan përvojën e Kosovës në procesin e vlerësimit [...]
Diskutim Publik për Rregulloren për Monitorim dhe Procedura Pas Akredituese
Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nënparagrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, 29 [...]
Përvojat e suksesshme të AKA-së për procedurat pas-akredituese prezantohen në CEENQA
Udhëheqësi i Divizionit për Procedura Pas-akredituese në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Milot Hasangjekaj, i ka prezantuar përvojat e suksesshëm të AKA-së për procedurat pas-akredituese në takimin e rregull të Rrjetit të Agjencive të [...]